Rreth mesditës së 23 shtatorit në një shtrat të spitalit të Vlorës, ku sapo kishte kryer një operacion, zemra e Brisildës ndali. Ajo ishte vetëm 23 vjeçe dhe pas la dy fëmijë të mitur, ku më i vogli po lufton me Leuçeminë. Vd ekja mesa duket ishte akti i fundit i jetës së saj gjithë d rama.
Në adoleshencë përjetoi divorcin e vështirë të prindërve dhe dh unën në familje, e cila arriti deri aty sa e martuan pa dëshirë. Kur ishte vetëm 17 vjeç, ajo shkon nuse në një derë, ku nuk u mirëprit, por u dh unua sistematikisht, derisa u br aktis mes katër rrugësh në skamje e s ëmundje, derisa dha shpirt.
Me një brengë në zemër dhe pengun se nuk mundi të shpëtojë të bijën, në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, ishte nëna e Brisildës, Fatmira, e cila hodhi dritë mbi shumë të pathëna.
Pjesë nga rrëfimi i nënës së 23-vjeçares:
Nëna: Babai dh unonte jo vetëm vajzën, por edhe djalin e madh.
Telefonata e fundit me Brisildën?
Para dhjetë ditësh, nga sot i bie para dy javësh, më merr në telefon dhe më thotë “mami çova djalin e vogël për vizitë, i kanë dalë analizat keq”. I thashë të mos mërzitet, por më tha se ku do ta gjente kurajon. I thashë se do mundohemi të dyja, sikur dhe kanaçe të mbledhim. “O moj mami çfarë do bësh ti më parë”. I thashë që do t’i bëjmë të gjitha dhe do ta përballojmë. Kjo ishte. Më pas, marr në telefon, në fshatin ku kam qenë e martuar, ish-kunatën, i kam marrëdhëniet shumë të mira me ata, dhe iu luta të lajmërojë pak të atin e vajzës të më marrë në telefon. I thuaj të ndihmojë vajzën, të paktën për një muaj, sa të mbyll punën unë. Ajo më tha “në rregull” dhe më tha që do më kthente përgjigje. E mora unë, se nuk duroja dot, më tha që “më ka thënë mos më shqetëso më, ai film është mbyllur”. Pra, ai nuk donte ta ndihmonte vajzën, i kishte thënë kunatës që nuk ekziston më për mua ajo. Ish-bashkëshorti im ka qenë shkaktari i martesës së vajzës, pa më vënë në dijeni fare, në moshën 17-vjeçare të vajzës. Ne u ndamë më 2014, më 2017 ai martoi vajzën.
Pse fëmijët jetonin me babanë dhe jo me juve?
Unë kalova një sëmundje të rëndë në Greqi me milingjit, 11 ditë kam qenë e paralizuar, nuk ngrihesha. Më pas, kisha hemorragji nga veshët, më thanë për operacion, por nuk e bëra. Patëm shumë debat, pastaj në janar shkova në Itali, i bëra të gjitha mjekimet dhe mora kthim për jetën. Kur isha atje, sa herë merrja në telefon ish-burrin, më dilte në telefon nëna e të dashurës së tij. Fëmijët u sëmurën të dy nga veshkat, i kisha keq në spital. Ai më thoshte që “i ke shtruar kastile, që të vij unë, nxirri urgjent se të v rava”. I nxora dhe i çova në shtëpi. Filluam prapë jetën, për hatër të fëmijëve. Edhe sot, vetëm të kisha atë vajzë gjallë, edhe pse ka tjetrën, unë prapë do vazhdoja, vetëm që fëmijët të ishin mirë. Ai është martuar dhe ka fëmijë.
Kur kishim p ërplasjet, që ndenjën dy vite te shtëpia e babait tim, ai mori vajzën për dore dhe iku. Aty i doli djali dhe i tha “po mua”. Ai i tha që “ti dhe nëna jote s’keni punë me mua”. Unë ju qepa mbrapa, por nuk u mirëprita si duhej. Më tha të hidhja firmën, pasi më premtoi që do më ndihmonte me lekë për operacionin në Greqi. E hodha firmën në mirëbesim.
Ata ikën në Greqi, më pas shkova dhe unë, sado që ata nuk më morën në telefon. Ai më ka r
rahur dhe më ka thënë të ikë. I thashë të më lërë vetëm një natë që të flejë me fëmijët e mi. Të nesërmen jam ngritur dhe kam shkuar te pronarët e ullinjve, ndonëse ai nuk donte të më linte. Kur shkova atje, ata vunë ulërimën në kokë. Ai kishte thënë që unë kam vd ekur dhe ata më dinin të v dekur, dhe kur më panë u shokuan. Fola me djalin dhe i thashë që po marr valixhet dhe do mbështetem tek ata. Djali më tha të iki, se do gjente punë e do më merrte prapë, por pas asaj dite, ai i ndërpreu marrëdhëniet. Me vajzën, Brisildën, nuk i kam shkëputur asnjëherë marrëdhëniet. E merrja në telefon vazhdimisht, më në fund ma hapi djali dhe më tha që “Brisilda është martuar”. I kërkova të më nxjerrë çupën në telefon, por tha se ajo nuk del se e kemi martuar, dhe më tha se “nëse ti shkon te vajza, të v ras”. I thashë “lëri këto se fëmijë i ke ti, fëmijë i kam unë, edhe kam sakrifikuar për t’i rritur”. Bëra ç’bëra, shkova atje. Shefi i K rimeve më pyeti se çfarë do të bëj, nëse do bëja denoncim. I thashë që vajza ime është e p aditur dhe nuk ishte në gjendje të martohej.
(BalkanWeb)