Loading...

Rifillon ‘check up’-i falas mjekësor, Manastirliu apelon qytetarët

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot rifillimin e të ashtuquajturit “check up”-it mjekësor, i pezulluar pas fillimit të pandemisë së Covid-19, sepse financat duhej të adresoheshin për nevoja të tjera në spitalet e Covid-19.

Pra, duke nisur nga sot, të gjithë shtetasit shqiptarë të fashës së moshës 35 deri në 70 vjeç mund të paraqiten pranë qendrave të tyre shëndetësore për t’iu nënshtruar analizave që përmban ky kontroll bazë. Ja njoftimi i Manastirliut me këtë rast:
“Në çdo qendër shëndetësore në vend, nga sot rifillon programi i kontrollit mjekësor bazë falas për çdo qytetar 35-70 vjeç, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-Covid”.

Në fakt, qytetarët e kanë mirëpritur këtë mundësi që iu jepet sërish, por kanë komentuar në statusin e ministres Manastirliu në Facebook se pse nuk është shtuar një analizë dioagnostikuese apo monitoruese për Covid-19, meqë situata me virusin e rrezikshëm është tejet problematike, rastet e teja janë shumëfishuar në pjesën e dytë të gushtit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com