Loading...

RENEA dhe FNSH rrethojnë Lezhën, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj drejt vendngjarjes

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se autori i vrasjes së policit Saimir Hoxha në Ishull Lezhë ndodhet ende në zonë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se A.R, nuk është larguar shumë nga vendngjarja.

RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë kontrolle të imtësishme.

Nga ana tjetër edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu bashkë me drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocajn po shkojnë në vendngjarje.

Një grup i posaçëm është ngritur për këtë ngjarje që çoi në vr asjen e policit gjatë një kontrolli në zonën e mbrojtur të Kune-Vain për kultivim kanabisi.

(BalkanWeb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com