Çmimi i bukës dhe prodhimeve të brumërave në vend do të vijojë që të rritet, ndërkohë opinioni publik në vend merret me dy kuf oma politike që në 14 shtator duan të vra sin njëri-tjetrin. Kështu shkruan në një reagim ‘ulë ritës’ në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion Braçe, i cili thotë se sot karteli i importuesve të grurit, prodhimit të miellit, shitjes, prodhuesve të bukës, ka njoftuar prodhuesit e brumërave se do të rrisë çmimet me 30%.
E për deputetin e PS-së, kjo duhet të jetë në qendër të deb atit të opinionit publik, e jo Basha dhe Berisha, të cilët sipas tij janë tashmë dy kufoma që luajnë luf tash, ndërkohë që importuesit e grurit do të rrisin me 30% çmimet.
‘Pupupupupupu; Sot dita e katert, e gjithe media vijon merret me dy kuf oma qe luajne luf tash!E vr au, nuk e vr au, e ka lli, nuk e ka lli, eshte nul, nuk eshte nul, e hoqi, nuk e hoqi, tani qe e hoqi cfare do bej ai, rruget, alternativat, po nuk e pati hequr cfare do bej ai qe nuk e hoqi etj etj etj! Dy kuf oma qe mbajne pe ng gjithe deb atin publik ne kete vend! Nderkohe iku, u harrua kar teli i importuesve te grurit, prodhimit te miellit, shitjes, prodhuesve te bukes; Sot kar teli ka njoftuar cdo prodhues brumerash se do rrise cmimet me 30%! Merruni me dy kufoma qe bejne sikur vrasin njeri tjetrin ne 14 shtator!’- shkruan Braçe.
Në Shqipëri është rritur çmimi i bukës dhe prej ditësh furrat po shesin me çmim deri në 10% më të lartë. Shkak për këtë është bërë shtrenjtimi i miellit, si pasojë e mungesës së grurit që importojnë nga jashtë. Përpunuesit e miellit paralajmërojnë se shumë shpejt do të rritet edhe çmimi i makaronave.