Ish kryeministri Sali Berisha paralajmëron se nga nesër do të nisë cikli i “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”.
Berisha në postimin e tij shkruan se takimet me domokratët nisin nesër në Tiranë, dhe më pas do të vazhdojnë në të gjithë vendin.
“Njoftim! Te dashur miq, Diten e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 nisim ciklin e “Foltores per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”
Foltorja do te jete nje bashkebisedim me demokratë dhe demokrate qe nis ne Tirane dhe do udhetoj ne mbare vendin. Jeni te mirepritur!” shkruan Berisha.
Takimet vijnë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlametar i PD, nga kreu i saj Lulzim Basha. Nesër Berisha do të mbledhe firmat për të kërkuar referendum në lidhje me vendimin e Bashës.
Kujtojmë që pas përjashtimit nga PD, Berisha paralajmëroi se do të nis lëvizjet për të bërë referenduam për të rrëzuar vendimin, duke thënë se do i kthej sovranitetin partisë.
Loading...