Rama tha se në këtë mandat do të investohet shumë për të ardhmen e fëmijëve, duke sjellë në vëmendje edhe nisjen nga ky vit të lëndës së anglishtes për të gjithë fëmijët në klasën e parë.
“Pjesë e pandashme do të jetë rritja e nivelit të edukatorëve dhe mësuesve, do të mbështesim pa kursim kujdestarët e fëmijëve tanë”, tha Rama.
Rama: Të rinjtë tanë të mbështeten sa më mirë për të hyrë në tregun global të punësimit cilësor kombëtar pa pasur nevojë të lënë Shqipërinë. Do të vejmë një garanci 50 mln euro për këto struktura. Shkolla do të jenë në këtë mandat një drejtim ku do të investojmë për të krijuar më shumë kushte për rritjen e kapitalit njerëzor, duke filluar nga fëmijët, të cilëve do ju përkushtohemi, është edhe nisja e anglishtes nga klasa e parë fillore në të gjitha shkollat. Dy projektet e reja do të hyjnë në rrugën e zbatimit. Tanimë me librat cilësore të shtëpive botuese të si të Oxfordit janë falas. Pjesë e pandashme do të jetë rritja e nivelit të edukatorëve dhe mësuesve, do t mbështesim pa kursim kujdestarët e fëmijëve tanë. Qëllimi është që edhe me arsimin e lartë jemi më mbrapa me zbatimin e reformës të ngjitemi në një nivel tjetër që Shqipëria të jetë një zgjedhje e natyrshme të familjeve shqiptare. Puna ka nisur dhe bashkëpunimi ka hyrë në një zhvillim të ri. Mbrojtja e së ardhmes qoftë nga ndryshimi i klimës prej veprimit të njeriut do të na përfshijë më tepër, duke filluar nga kopshtet dhe shkollat dhe deri te komunitetet. Do vendoset një parim i panegociueshëm për të gjitha bashkitë, në fillim pastërtia pastaj me të tjerat.