Loading...

Rama: ‘Jam shumë krenar që e kam mik George Soros’

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen për herë të parë mbrëmjen e sotme për sa i përket marrëdhënies së tij me miliarderin George Soros.

Rama nuk hezitoi të pranonte që ishte krenar për miqësinë me Soros. Ai tha se në jetën e mëparshme ka përfituar ndonjë përfitim të tipit bursë apo udhëtim nga fondacioni Soros, por tashmë nuk ka lidhje. Ai më tej tha se shqiptarët duhet të jenë mirënjohës për Soros, i cili ka ndërtuar 275 shkolla në Shqipëri në vitet 90 dhe pas vitit 97.

“Miliarderi Soros e di Berishën vetëm si emër dhe nuk e ka fare në radarin e tij të shqetësime. George Soros është një nga njerëzit që shqiptarët t’i jenë mirënjohës,. George Soros ka qenë njeriu që ka investuar duke qenë anti-komunist i thekur, duke qenë një hebre i larguar nga vendi i tij, me paratë e George Soros janë ndërtuar dhe rindërtuar ekzaksisht 275 shkolla. 100 milionë dollarë të investuara në vitet 90 dhe pas vitit 97. Janë në inventar shkollat. Shkoni Shikoni.

Fondacioni Soros ka dhënë mbështetje të tjera, duke ardhur te tërmeti, pandemia. Për reformën ne drejtësi ka biseduar me mua dhe opozitën dhe ka thënë se do mbështes këtë reformë dhe për të lehtësuar konsulentët e huaj. I ka sjellë fondacioni George Soros. Është një njeri që është bërë gogol nga forca konservatore për shkak të influencës që ka. Jam shumë krenar që e kam mik. E kam thëne që e kam mik edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ishte armik i Trump. Unë jam mik dhe i Erdogan. Çfarë kam përfituar unë nga Soros. Në jetën e mëparshme kam pasur edhe unë ndlnjë përfitim, jo për të shkuar në ndonjë udhëtim, jo për ndonjë bursë”, u shpreh Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com