Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi më 28 shtator se Koreja e Veriut ka lëshuar një r aketë në brigjet e saj.
Në njoftim nuk u bë e ditur nëse raketa ishte balistike.
Ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha se Koreja e Veriut mbase kishte lëshuar një r aketë balistike dhe ajo u ul jashtë zonës së saj ekskluzive ekonomike në Detin e Japonisë.
Informacionet u bënë publike rreth një orë para se ambasadori i Koresë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara i tha Asamblesë së Përgjithshme se “askush nuk mund t’i mohojë” vendit të drejtën për të testuar a rmë.
“Ne thjesht po ndërtojmë mbrojtjen tonë kombëtare që të ruajmë vendin në paqe dhe siguri”, tha ambasadori Kim Song.
Ai shtoi se Koreja e Veriut ka nevojë për një “parandalues lufte” në mënyrë që të mbrohet nga Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë mijëra trupa në Korenë e Jugut dhe rregullisht zhvillon stërvitje ushtarake me aleatin e saj.
Koreja e Veriut i cilëson këto stërvitje si kërcënim dhe vazhdimisht dhe bën teste bërthamore dhe raketore si pjesë e përpjekjeve për të rritur ndikimin e saj politik.
Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë këtij vendi të zhvillojë ose testojë raketa balistike.
Departamenti i Shtetit në SHBA tha se lëshimi i raketës së fundit nga Koreja e Veriut është “në kundërshtim me rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB -së”.
“Angazhimi ynë për mbrojtjen e Koresë së Jugut dhe Japonisë mbetet i palëkundur”, thuhet në deklaratë.
Nëse testi i fundit konfirmohet të jetë një raketë balistike, ky do të ishte lëshimi i tretë i tillë këtë vit.
Fundjavën e kaluar, Kim Yo Jong, motra me ndikim e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se vendi saj ka gatishmëri për të rifilluar bisedimet me Korenë e Jugut mirëpo me disa parakushte.
Ajo tha gjithashtu se Pheniani mund të deklarojë një përfundim zyrtar të Luftës Koreane ashtu siç bën thirrje Jugu.
/REL