Loading...

Plazhi i Vlorës plot me pushues si në gusht/ Pushuesi nga Serbia: Ia kam sugjeruar miqve Shqipërinë

10-ditëshi i fundit i shtatorit ka regjistruar një numër të lartë turistësh në plazhet e Vlorës, të ardhur nga Ukraina, Rusia, Serbia dhe Polonia Pavarësisht luhatjeve të temperaturave, turistët e huaj shprehen për Report Tv se vjeshta është periudha më e bukur për pushime.

Një turist i ardhur nga Serbia shprehet i mahnitur me Vlorën, vend të cilin e ka vizituar e sezonin e shkuar. Sipas tij gjithçka është shumë mirë këtu, duke filluar nga qetësia, ushqimet apo çmimet konkurruese. Ai pohon më tej se u sugjeron edhe miqve të tij Shqipërinë, por për shkak edhe të politikave ka nga ata që nuk vijnë.

“Jemi prej 7 ditësh këtu, nesër do të kthehemi në vendin tonë. Këtu moti është I mirë, deti i mrekullueshëm edhe pse ditët e fundit kishte dallgë të mëdha. Çmimet janë të njëjta si ato në Serbi, edhe pse në fakt do të prisja çmime më të larta. Vitin e kaluar kam qënë në Durrës. Çmimet këtë vit janë pak më larta se vitin e kaluar ndoshta edhe për shkak të inflacionit. Ndoshta do të ishte më mirë nëse do të kishte pak më shumë pastërti”, thotë ai.

Ndërkohë që turistë të tjerë, kryesisht nga Evropa lindore shprehen të kënaqur me bukuritë natyrore, pritjen apo edhe ushqimin.

“Jam nga Rusia, këtu është një det i mrekullueshëm. Çmimet janë më të ulëta se në Mal të Zi, sepse po vijmë nga Budva. Nuk e di përse por Shqipëria nuk është shumë e famshme për turistët rus, por mendoj se do të jetë në të ardhmen. Shqipëria është një vend I mrekullueshëm dhe do të kthehem prapë, më pëlqen kultura, ushqimi i detit”, shprehet një turist nga Rusia.
“jam nga Ukraina, do të qëndroj për pesë ditë në Shqipëri. Më pëlqen deti dhe ushqimi, çmimet nuk janë të larta dhe njerëzit janë shumë të mirë”, shprehet një turiste nga Ukraine.

“Jam prej 6 ditësh këtu. Deti është shumë I bukur , hotelet po ashtu. Çmimet janë mesatarisht shtrenjtë, por kam vizituar vende edhe më të shtrenjta”, deklaron një tjetër turiste.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com