Ka shkaktuar reagime të shumta një video e publikuar në rrjetet sociale, ku nxënësit e një shkolle 9-vjeçare në Shqipëri përdorinin fjalë b anale në prani të mësueses së tyre.
Ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” është diskutuar për këtë temë, ku e ftuar ka qenë edhe drejtoresha e shkolëls “Misto Mame” në Tiranë, Ariana Maçi. Ajo ka dalë në mbrojtje të mësueses, duke u shprehur se sjellja e nxënësve është pasqyrë e p roblemeve të prindërve.
Sipas saj, në shkollë fëmijët “hyjnë e dalin si pëllumba”, teksa shtoi se prindërit marrin njoftime çdo ditë sesa orë ka qenë fëmija i tyre në shkollë.
“Kjo nuk është qasja e shkollave tona. Në shkollat tonë hyjnë e dalin fëmijë si pëllumba. Sjellja e fëmijës është pasqyrë e pro blemeve të prindërve. Ne komunikojmë çdo ditë me prindërit e fëmijëve. Çdo fëmijë sot kur ka vajtur në shtëpi, babai ka lexuar në telefonin e tij sesa orë ka qenë në mësim fëmija”, u shpreh ajo.
Loading...