Kur ajo futet në ambientin e mbushur vetëm me djem, asaj i thonë ‘erdhi dielli sallonit’.
“Mirëmëngjesi! Erdhi dielli i sallonit”, thotë njëri nga ata. Një histori e pazakontë nga Tirana, e një vajze që punon berbere.
22 vjeçarja nga Peshkopia, Liljana Kurti është berberja e parë femër shqiptare.
” Unë jam Liljana Kurti, jam 22 vjeçe dhe jam një vajzë berbere. Para dy vitesh mu ofrua një punë e tillë dhe pranova menjëherë pasi më pëlqen”, thotë ajo për mikrofonin e Top Channel.
Si e priten familjarët e tu kur u the që unë do të punoj ne një berberhane?
Liljana :U çuditën edhe pastaj e pranuan.
Çfarë reagimi bëjnë djemtë kur shohin një vajzë në sallon?
Liljana : Uaaa, kjo do të më qe thë mua?! Vërtetë një gocë këtu?!
Si është të punosh në një ambient vetëm me meshkuj?
Liljana : Është e çuditshme, por që ambientohesh pasi të kthehet në rutinë.
Ndjehesh e përkëdhelur, apo ndjehesh e ngacmuar?
Liljana: Jam e përkëdhelur, duke qenë se jam e vetmja vajzë këtu më trajtojnë mirë. Çunat janë shumë më të sjellshëm dhe është shumë e lehtë të punosh me meshkujt.Top-Channel