Loading...

Nikoll Lesi zbardh prapaskenat nga sh erri në Partinë Demokratike/ Cfarë do ndodhë me Bashën?

Në një analize në lidhje me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, Nikollë Lesi ka ngritur ala rmin se Lulzim Bashës, mund ti rre zikohet jeta pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.

Sipas Lesit, Basha mori një vendim të madh, por dhe të rr ezikshëm, pasi rr ezikon edhe vetë jetën e vet.

“Me në fund njëherë në jetën e tij politike Lulzim Basha mori një vendim, i cili mbetet vendimi madhor, por edhe i rre zikshëm.

Ai përjashtoi Sali Berishën nga PD!”, shkruan Lesi në gazetën e tij.

Më tej ai është ndalur tek hu mbja e zgjedhjeve, për të cilat ak uzohet Basha.

“Basha aku zohej se ka hu mbur zgjedhjet nga ish-drejtues të PD-së. Berisha nuk foli!

Basha përjashtoi Topallin, Imamin, Patozin, Boden, etj. Prapë Berisha nuk foli!

Basha bëri marrëveshje me Edi Ramën në vitin 2017. Berisha foli me gjysëm zëri.

Basha spastroi PD. Saliu nuk foli! Basha h umbi prapë zgjedhjet me 25 prill 2021. Berisha nuk foli”, shkruan ndër të tjera Lesi.

Sipas tij, Berisha foli vetëm në momentin kur u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së.

“Basha e përjashtoi edhe Berishën. Saliu, foli!

Nëse bën kr onologjinë e jetës politike të drejtimit të PD-së nga viti 2013 e deri më sot prej Lulzim Bashës, ai punoi ngadalë e pa zhu rmë, derisa arriti mbrëmë me datë 9 shtator 2021 që të përjashtonte dhe vetë ish-liderin, atin shpirtëror politik, njeriun që e solli nga Kosova direkt në krye, Sali Berishën.

Kërc ënime hapur, mesazhe të tme rrshme, ironi, batuta dhe paralajmërime fizike!

Mbi 70 % e demokratëve në një sondazh të Euroneës albania thanë se nuk janë dakort me vendimin e Bashës.

Pra PD-ja u nd ez, por jo kundër Ramës. Kundër njeri tjetrit!

Me saktë ndaj Lulzim Bashës.

Shërbime të përforcuara po licore dhe civile (p olici speciale) kanë rrethuar shtëpinë e Bashës.

Po kështu ai lëviz në masa sigurie ek streme”, shkruan ai.

Sipas Lesit, Rama është njeriu më me fat në këtë situatë.

“Edi Rama qenka me fat, ka lindur me “kemishë”, siç thuhet. Në vend që të mblidheshin opozitarët për ta rrë zuar kryeministrin e PS-së, Edi Ramën, tashmë atyre do iu duhet të lu ftojnë me njeri- tjetrin.

Përjashtimi mbrëmë i Sali Berishës nga PD, prej kryetarit aktual, Basha ka krijuar një sh errnajë të madhe në selinë blu.

Grupi parlamentar mbetet i përç arë, partia e cop ëtuar më shumë se sa ishte me 25 prill 2021.

Ndaj Edi Rama qeveris i qetë, pa opozitë ose me saktë me një PD të dërmuar e cila nuk e merr më veten.

Kryeministri Rama do të drejtojë këtë mandat qeverisës me një opozitë të përçarë mes vetes, me një PD në flakë, ku nuk i dihet fundi i shkrumbimit dhe me një LSI të rr udhur në 4 deputetë”, shkruan ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com