Është zbardhur mënyra se si votuan deputetët për qeverinë dhe programin qeverisës “Rama3”, në seancën maratonë të ditës së djeshme, që u mbyll në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në faqen zyrtare të Kuvendit, janë publikuar të gjitha votat e deputetëve, ku bie në sy fakti që nëntë ligjvënës nuk kanë marrë pjesë në votim.
Kështu, deputetët që nuk kanë qenë të pranishëm në votim janë Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Nustret Avdulla, Vangjel Dule, Shpëti Idrizi, Seladin Jakuplltari, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho. Ndërkohë, rezulton se ka abstenuar deputeti i LSI, Agron Çela.