Loading...

‘Nëna ime është shtylla e familjes dhe ajo që kam sot është sepse më ka mbështetur gjithmonë’

“Nëna ime është shtylla e familjes dhe ajo që kam sot është sepse më ka mbështetur gjithmonë”, – ka nënvizuar Cristiano Ronaldo në më shumë se një rast. Nëna e tij, Dolores Aveiro, është ndjekësja më besnike e futbollistit portugez dhe ka qenë në secilën prej sukseseve të shumta, që ylli nga Madeira ka arritur gjatë gjithë karrierës së tij.

Në fakt, pasioni me të cilin i përjeton lojërat e djalit të saj është i tillë, sa i shtojnë stresin dhe nervozizmin. Këto dy faktorë, në disa takime të rëndësishme përfundojnë duke ndikuar seriozisht në shëndetin e saj.

Kjo u zbulua nga gazetari britanik Piers Morgan në një rrëfim për “Daily Mail”: “Tani, Dolores nervozohet aq shumë kur sheh Cristianon duke luajtur, saqë iu kërkua të mos shkojë më në sfidat e rëndësishme të djalit, pasi u sëmur dy herë në stadium. Në njërin rast ra pa ndjenja, duke thyen dhëmbët”.

Morgan madje mban mend fjalët që Ronaldo i tha atij, me të cilin siguron se flet çdo javë, madje ka darkuar në një restorant prestigjioz në Torino, kur ishte ende një lojtar i Juventusit: “Tani mamaja nuk mund t’i shikojë ndeshjet e mia të rëndësishme. Unë i thashë asaj: Dëgjo, nuk kam baba. Nuk dua të humbas edhe nënën time, kështu që nuk do t’i shohësh më çerekfinalet, gjysmëfinalet apo finalet.

Ajo punoi shumë, dha gjithçka nga vetja për fëmijët, veçanërisht për mua si më i vogli në familje. Mamaja vuajti për të më dhënë mundësinë. Mbaj mend, kur isha 12 vjeç dhe i thashë se doja të shkoja te Sporting Lisbona për të luajtur me ekipin e të rinjve. Ajo më tha: Bir, nëse është vërtet ajo që dëshiron, unë nuk do të të ndaloj. Mund të shkosh. Do të jetë e vështirë për mua të të lejoj, por të shkosh. Ndiq ëndrrat e tua”.

Cristiano pëlqen të jetë numri një edhe në Instagram, jo më në futboll, edhe pse nuk ka asnjë mëdyshje për të rrëfyer se më i miri me të cilin është përballur quhet Lionel Messi: “Sigurisht. Ai është më i miri, kundër të cilit kam luajtur”, – u përgjigj portugezi me forcë para gazetarit. Në rrjetet sociale nuk ka asnjë me më shumë ndjekës se ai dhe një famë e tillë supozon se ka një mënyrë jetese të ndryshme nga pjesa tjetër e botës, për mirë dhe për keq.

“Të pëlqen të jesh kaq i famshëm?” – e pyeti Piers Morgan. “Sinqerisht, është e mër zitshme. Megjithatë, jam vetvetja në çdo gjë që bëj, – u përgjigj portugezi. – Kur gjithçka fillon duket e mrekullueshme. Ju jeni të famshëm, jeni një lojtar fantastik, fitoni trofe, shënoni gola, jeni në faqet e para të gazetave, në televizion…

Por, pas shumë vitesh e shikoni jetën ndryshe. Ju keni një partnere. Keni fëmijë, doni pak privatësi…, por nuk ka më privatësi. Privatësia ime nuk ekziston. Nëse do të kisha mundësinë tani, do të paguaja për ta rifituar privatësinë time. Njerëzit thonë: Ah, por ti je i pasur. Ke para, makina, shtëpi. Sidoqoftë, kjo nuk është e gjitha. Më beso, të jesh shumë i famshëm është jo mirë.

A e di sa herë kam shkuar në park me fëmijët e mi në dy vitet e fundit? Zero. Nëse shkoj, shumë njerëz do të vijnë papritur. Fëmijët do të jenë ne rvozë, unë do të jem ne rvoz, e dashura ime bëhet ne rvoze. Nuk mund të shkoj në një bar me miqtë, sepse e di që ata nuk do të ndihen rehat me mua atje. E shmang ta bëj një gjë të tillë, sepse njerëzit përreth meje do të jenë më ne rvozë se unë”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com