Loading...

Ndërron jetë autori 21-vjeçar Aldi Rama, v rau policin dhe më pas q ëlloi dhe veten

Aldi Rama ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës disa orë pasi qëlloi veten në Lezhë. Ai v rau policin Saimir Hoxha dhe për 4 orë u a rratis dhe i fshihej Policisë

Ai në fund q ëlloi veten dhe u transportua në Tiranë me p lagë të mëdha në kokë dhe i intubuar.

Ditën e djeshme në Kune-Vain, tre policë shkuan për të as gjesuar një parcelë me 110 bimë k anabisi. Në kthim ata u ndeshën me një automjet të ndaluar. Nënkomisari Saimir Hoxha i kërkoi dokumentet 21-vjeçarit Aldi Rama, por ky i fundit refuzoi dhe e q ëlloi me p lumba në qafë e gjoks.

Polici ndërroi jetë rrugës për në spital, kurse Rama mori automjetin dhe u largua me shpejtësi duke rr ezikuar edhe jetën edhe të dy kolegëve të tjerë të Hoxhës.

Ata e q ëlluan nga mbrapa duke u çarë një gomë të automjetit dhe ai u detyrua ta braktisë duke u fshehur në një zonë me bimësi për disa orë derisa vendosi të qëllojë veten. Kanë kaluar më pak se 16 orë nga ai moment, por Aldi Rama nuk ia ka dalë dot edhe pas ndërhyrjes mjekësore.

(BalkanWeb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com