Mustafa Nano, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për të larguar nga PD, Sali Berishën. Nano e konsideron Bashën, liderin më të dobët që ka prodhuar Shqipëria në 30 vjet, që goditi në fund, njeriun që i dha çdo post dhe që e krijoi.
Mustafa Nano: Rama ka fituar se opozita ka qenë shumë e dobët, jo se ka blerë njërin dhe tjetrin.
Armand Shkullaku: Këtu ndahemi ne, se ti nuk e pranon që ky vje dh vota. Pse e dobët?
Mustafa Nano: Rama ka fituar, sepse opozita është e dobët. Përse është e dobët? Sepse ka dhënë idenë, që nuk ka një lider të vërtetë, por një lider në prapaskenë. Është e dobët edhe për shkak të lidërit që ka patur në krye, që është i dobët, më i dobëti që ka pje llë politika. Basha ka bërë gjënë më të po shtër. Sepse të gjithë po themi na befasoi. E dyta, ky inserti që transmetoi programi, mua mu duk se i vinte “pikat mbi i”, të gjithë situatës. Kemi njeri që është shpikur nga Berisha, është shpë rblyer me poste, është ledhatuar dhe në fund i fut shq elmin.
Loading...