Loading...

‘Me vendimin e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar fituan të gjithë. Fituan amerikanët, fituan socialistët, fituan demokratët, fitoi Basha, por më shumë nga të gjithë fitoi Berisha’/ Le ti analizojmë pse fituan…

Nga Kreshnik Spahiu*

Mes lu ftës dhe paqes, Berisha dhe Basha e kanë zgjedhur rrugën e tyre. Të dyve nuk ju intereson lufta dhe nuk mund ta mbajnë në shpatullat e tyre. Lu fta do i fu ndoste të dy. Me vendimin e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar fituan të gjithë. Fituan amerikanët, fituan socialistët, fituan demokratët, fitoi Basha, por më shumë nga të gjithë fitoi Berisha.

Le ti analizojmë pse fituan.

1- Fitoi Berisha:

– sepse hyri në parlament dhe u bë deputet në kundërshtim me kërkesën e amerikanve – sepse me një ndryshim karrige nga rreshti dytë, në rreshtin e pestë nuk ndryshoi asgjë në statusin politik – sepse me një lëvizje “gjoja” jashtë grupit parlamentar, bëri “ar më-pushim” me amerikanët. – sepse ai ka marr rolin e vi ktimës dhe po e mëshirojnë të gjithë– shpëtoi nga vendimi i Departamentit Amerikan të Thesarit për seku estrimin e pasurive.

2- Fituan amrikanët:

– sepse rivendosën autoritetin përballë një vakumi që kishin krijuar në shoqërinē shqiptare – sepse thy en një nga barr ierat e forta anti-amerikane të projekteve të tyre në Shqipëri.

3- Fitoi Basha:

– sepse në të kundërt do shpa llej Non-Grata nga SHBA– sepse do i hapeshin dosjet e pastrimit parave ruse në SHBA– sepse amerikanët do e rrēz onin nga kryetar i PD.

4- Fitoi Partia Demokratike: – sepse do izolohej nga Washingtoni– sepse do pezullohej nga partitë europiane

5- Fitoi Partia Socialiste: – sepse ç’mitizoi dhe ban alizoi në maksimum figurat e dy liderve demokrat që duken si dy të pandehur që kërkojnë mës hirë. – sepse përçan totalisht opozitën Për këto arsye mos shpresoni se do ketë lu ftë Basha-Berisha. Ata janë shumë të kënaqur të gjithë me kaq pak.

Harrojeni që Berisha tē rikthehet kryetar i Partisë Demokratike, apo të kërkoj shkarkimin e Bashës. Nuk është kohē l ufte por paqe për të dy.Thjesht po aktrojnë një glorifikim mediatik, ndërkohë nën rrogoz kanë mbyllur negociatat për Amnisty. Fundja Lul Basha ja kishte cituar edhe në telefonin e “pabesisë” minutën:

“Ky është vendimi i duhur për të shpëtuar familjen tënde doktor nga arr estimi amerikanve” Babai bën kot sikur është nx ehur me të birin, sepse i ka mësuar gjithë huqet e tij. Populli thotë: “Bëm baba, të të ngjaj”. Prandaj Berisha do fillojë, të puth dorën që s’ka fshohet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com