Loading...

Luan Rama uron Fatos Nanon për ditelindje: Gëzuar, edhe pse nuk mjafton asnjëherë kjo fjalë për të sjellë përmasën e vërtetë të urimit dhe mirënjohjen për një mik!

Luan Rama ka qenë një nga figurat qendrore të LSI. Aktualisht ai i është rikthyer sërish profesionit të paraë, gazetarisë.

Sot ai është rikthyer pas në kohë, duke postuar një foto me liderin historik të PS-së, Fatos Nano.

Ai ka bërë një dedikim të veçantë për faktin ish-kryeministri Fatos Nano ka sot ditëlindjen.

“PËR FATOS NANON, NË DITËN E LINDJES… Gëzuar, edhe pse nuk mjafton asnjëherë kjo fjalë për të sjellë përmasën e vërtetë të urimit dhe mirënjohjen për një mik! Qofsh jetëgjatë e shëndetmirë, dhe festofsh një shekull ditëlindje!”, shkruan Luan Rama.

Nano sot mbush 69 vjeç dhe ai njihet si lideri historik i PS-së. Ai e drejtoi Partinë Socialiste që nga fillimet e saj deri në vitin 2005, duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe që më pas e mori Edi Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com