Loading...

Llava e v ullkanit mbërrin në oqean, rr ezikon të shkaktojë dëme serioze, deri tani janë sh katërruar 589 shtëpi

Llava që sh përtheu nga v ullkani në ishullin spanjoll La Palma, dhjetë ditë pas sh përthimit, arriti në Oqeanin Atlantik.

Ekspertët theksuan se kontakti i llavës me një temperaturë mbi 1.100 gradë Celsius me ujin e detit në rreth 20 gradë mund të krijojë reaksion kimik dhe të lëshojë gazra toksike.

Autoritetet në rajon u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të paktën 3.5 kilometra nga vendi ku llava u derdh në det.

Më tej thuhet se llava mund të shkaktojë dëme serioze mjedisore si dhe të sh katërrojë plotësisht plazhin në të cilin është derdhur.

Autoritetet lokale dhe vullkanologët në rajon kanë thënë se pavarësisht gjithçkaje sh përthimet janë proces normal dhe se nuk ka asnjë situatë që do të shkaktonte pa nik edhe nëse duhen marrë masa paraprake.

Llava nga Cumbra Vieja deri më tani ka shk atërruar rreth 24 kilometra rrugë në ishullin La Palma ndërsa 686 ndërtesa, përfshirë 589 shtëpi janë shkatërruar në më shumë se 300 hektarë tokë.

Shpërthimi i fundit i ngjashëm v ullkanik në Spanjë ndodhi në vitin 1971 në të njëjtin ishull, kur shpërtheu vullkani Teneguia.
(Balkanweb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com