Një 65-vjeçar është p lagosur me a rmë z jarri mëngjesin e sotëm në Ngurrëz të Vogël të Lushnjes. Faik Veliu u qëllua në territorin jashtë banesës së tij.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Lushnjë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është pl agosur me a rmë z jarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
(BalkanWeb)