Dyshohet se ka porositur v rasje për t’u ha kmarrë për vëllain e v rarë, Prokuroria e Elbasanit çon në SPAK Erjon Alibeajn Ky organ ka shpallur moskopetencë për këtë çështje.
Alibej a kuzohet si porositësi i v rajes së Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt në korrik të vitit 2020 në Elbasan. Në lidhje me këto k rime, p olicia arr estoi fillimisht në atë kohë Xhuljano Hoxhën dhe Eugen Halilin si ekzekutorët e Ramazanit dhe Runajt në 20 dhe 27 korrik 2020.
Ndërsa në Shtator të 2020-ës, zyrtarisht Policia e Elbasanit deklaroi se porositës i dy vr asjeve ishte Erjon Alibej. I njohur edhe me emrin Andrea, ai u arr estua më 18 shtator me akuzën v rasje me paramendim e kryer në bashkëpunim. Erjon Alibej është vëllai i Indrit Alibejt, të ekzekutuar në Elbasan në Dhjetor të 2018-ës. Seriali i ngjarjeve dyshohet të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të dr ogës.
Këtë të premte në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet dhe seanca paraprake ndaj 35-vjeçarit, ku GJKKO do të vendosë nëse do e kalojë apo jo për gjykim çështjen ndaj tij./NOA