Një shpërthim i fuqishëm ka t ronditur Gothenburgun e Suedisë këtë mëngjes.
Mediat lokale, shkruajnë se shp ërthimi është regjistruar në një ndërtesë në qendër të qytetit, e ku si pasojë rreth 20 persona janë transportuar në spital.
Në vendngjarje ndodhen mbi 40 kamionë z jarrfikës dhe shkaku i shp ërthimit nuk dihet ende. Ndërkohë, është bërë e ditur se një zj arr i madh ka përfshirë ndërtesën pas shpërthimit, ndërsa 3 gra të moshuara kanë pësuar lëndime të shumta.
“Ne transportuam 20 deri në 25 persona në spital, disa u p lagosën rëndë, disa lehtë. Tre gra të moshës 60-80 vjeç u p lagosën rëndë”, ka thënë një mjek.
Policia suedeze njoftoi në faqen e saj në internet se po punon për evakuimin e njerëzve që jetojnë në zonë. Nga krahu tjëeetër, policia thotë se ka hapur një hetim dhe deri më tani nuk kanë asnjë të dyshuar për ngjarjen e rëndë. Ka raportime, se disa prej personave, nga frika e madhe janë detyruar të hidhen nga ballkonet. Megjithatë është ende herët dhe detaje të hollësishme ende nuk kanë dalë në dritë.
(BalkanWeb)