S irena policie kanë tërhequr mbrëmjen e kaluar vëmendjen e mjaft qytetarëve në Tiranë. Dritan Dajti ka shfaqur sërish probleme shëndetësore dhe është transportuar në spitalin “Nënë Tereza”.
Ai vuan dënimin me b urg në Peqin por deri në kryeqytet është sjellë nën masa të rrepta sigurie.
Në janar të këtij viti Dritan Dajti rezultoi me COVID-19 dhe virusi i solli komplikacione shëndetësore. Edhe atëhere ai u transportua në Tiranë.
Vitin e kaluar po ashtu ai ka shkuar për një vizitë mjekësore në ish-Bllok. Dritan Dajti akuzohet për v rasjen e 4 policëve në 2009 teksa gjyqi ndaj tij vijon e zvarritet prej vitesh./NOA