Një 25-vjeçar është a rrestuar në Pogradec pasi u kap me 5 emig rantë të pal igjshëm. I riu u kishte premtuar refugjatëve kalimin në BE kundrejt 300 eurove.
Ai nuk iu bind urdhrit të Policisë edhe pse unifromat blu i bënë shenjë që të ndalonte. Gjithsesi Policia u vendos në ndjekje të tij dhe e kapi.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Qarku Korçë
Vijojnë go ditjet e njëpasnjëshme në kuadër të ope racionit “Perimetri”.
U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar, vihet në pr anga 1 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Kr imeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kr iminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, shtetasin e mësipërm i cili ishte duke lëvizur me mjetin tip “Volksëagen” dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit, nuk iu është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u konstatuan 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 25-vjeçari dyshohet se kundrejt shpërblimit 300 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)