Lajme të mira nga mjekësia. Gjiganti farmaceutik britanik, AstraZeneca njoftoi të dielën rezultatet madhohre nga testimi i një ilaçi të ri për kancerin e gjirit, për të cilin ata thonë se është vërtetuar se zvogëlon rrez ikun e vd ekjes, ose përparimit të sëmundjes me 72 përqind, në krahasim me trajtimet ekz istuese.
Kompania e ilaçeve tha se rezultatet e testimit të ilaçeve Enhertu në trajtimin e kancerit të gjirit aktualisht të pashërueshëm, HER-2 treguan “një prirje të fortë përmirësuese dhe shmangieje të rasteve fa tale”.
AstraZeneca tha se Enherthu, kur shoqërohej me kimioterapi u tregua se ishte dy herë më efektiv në kontrollin e sëmundjes sesa ilaçi i antitrupave në mënyrë të ngjashme intravenoze TDM1, ilaçi aktual standard.
Tre të katërtat e 500 pacientëve që u përfshinë në këto testime nga e gjithë bota të cilët ishin administruar Enherthu nuk treguan progres në kancerin e tyre pas 12 muajsh, krahasuar me 34.1% të atyre që u trajtuan me TDM1. Për më tepër, koha pa progres së sëmundjes u përmirësua nga 7.2 muaj në 25.1 muaj.
Në total, 94.1% e pacientëve Enhertu mbijetuan 12 muaj trajtim, krahasuar me 85.9% të pacientëve me TDM1. Susan Galbraith, nënkryetare ekzekutive e Kërkimit dhe Zhvillimit të Onkologjisë në AstraZeneca, i quajti rezultatet “risi madhore”.
“Këto të dhëna të pashembullta përfaqësojnë një ndryshim të mundshëm të paradigmës në trajtimin e kancerit metastatik pozitiv të HER-2 dhe ilustrojnë potencialin që Enhertu të transformojë më shumë jetë pacientësh në mjediset e mëparshme të trajtimit”, tha ajo.