Loading...

Lajm i keq jo vetëm për vlonjatët!/ Opinion nga Arben Malaj

Lajm i keq jo vetëm për vlonjatët. I babë zituri deklaron në Vlorë se nuk ka dalë në pension, sepse ka shumë gjëra që nuk i ka plotësuar akoma. Kjo deklaratë “burrërore” duhet të merret shumë seriozisht, jo si ajo që Becchetti nuk do të marrë asnjë qindarkë. Becchetti në fakt po merr kokërr më kokërr 130 milionë euro nga shqiptarët për shkak të qeverisjes arr ogante, të ba bezitur dhe të ka pur të Ahmetaj & CO.

Përse ballafaqimi publik jo me individët, por me përfaqësuesit më tipikë të keqqeverisjes së vendit është një detyrim ndaj Vlorës dhe shqiptarëve dhe përse mosnxjerrja në pension i disa të babëziturve që fshihen pas PS si Ahmetaj & CO është varfë ronjëse dhe e rrez ikshme jo vetëm për Vlorën:

1. Te babë ziturit nuk dalin vetë në pension, sepse punojnë çdo sekondë për të vje dhur sa më shumë.

2. Babë zia nuk ka kufij se sa duhet të fitojnë dhe këta e kanë vetë-deklaruar se do t’i i nxjerrin paratë edhe nga dheu.

3. Të babë ziturit konsiderojnë punë vetëm punë/post qeveritar që ju krijon mundësi të vje dhin si të pangop ur.

4. Të bab ëziturit, sidomos kur marrin pushtet politik, bëjnë biznes oligarkik, siç janë edhe projektet e pritshme në Vlorë, ndërsa oligarkët bëjnë politikë duke mbështetur të babë ziturit e korru ptuar dhe të ka pur, siç theksohet e zeza mbi të bardhë në të gjitha raportet ndërkombëtare për qeverite R1&R2.

5. Ha jdutët kanë një fund të sigurt: thjesht tani që janë gjithnjë e më shumë të fri kësuar nga reforma li gjore, që synohet të fillojë me mbarimin e kulturës së mosndëshkimit, stërmundohen si ta fshehin pa nikun duke mos e shfaqur atë në publik.

6. Të bab ëziturit janë edhe individë pa individualitet, sepse i shpë rfytëron servilizmi dhe pango pësia. Ata recitojnë germë për germë çdo mesazh të udhëheqësit suprem, siç po ndodh me refrenin e “mandatit të katërt”.

7. I babë zituri u detyrua dhe pranoi të shkonte në Vlorë me përkushtim vetë-mohues për t’i shërbyer oligarkisë, jo Vlorës apo Shqipërisë.

Ballafaqimi me të keqen, ndalimi i përhapjes së babëzisë nga kapja e shtetit dhe nxjerrja në pension edhe me vendim gj ykate i të bab ëziturve, sa më shpejt të jetë e mundur, duhet të jetë misioni dhe detyra li gjore për SPAK dhe thelbi i motivimit të rizgjimit popullor e paq ësor kundër tyre.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com