Loading...

Kryeministri Rama shpall qeverinë e re (emrat)

Zv kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj, i cili do të mbajë po ashtu sërish postin e ministrit për Rindërtimin. Ministër i Jashtëm do të jetë sërish Olta Xhaçka. Ministër i Mbrojtjes sërish do të jetë Niko Peleshi. Ministër i Drejtësisë, Ulsi Manja. Ministër i Brendshëm do të jetë sërish Bledi Çuçi. Mbetet ministre e Kulturës, Elva Margariti. Qëndron ende në qeveri Belinda Balluku si ministre e Infrastrukturës.

Ministre Bujqësie do të jetë Frida Krifca që deri dje ishte drejtore e agjencisë AZHBR.

Mirela Kumbaro rikthehet në qeveri si ministre Turizmi.

Delvina Ibrahimi do të jetë ministre e Financave.

Edona Bilali emërohet ministër për Biznesin dhe Sipërmarrjen.

Bora Muzhaqi emërohet ministër shteti për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi emërohet ministër shteti për Standardet dhe Shërbimet

Ministër shteti për lidhjet me Parlamentin, Elisa Spiropali

Evis Kushi do të mbetet ministre e Arsimit.

Ogerta Manastirliu mbetet ministre e Shëndetësisë

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com