Loading...

Kryeministri Edi Rama urdhër ministrave: Cdo dhuratë që merrni për shkak të detyrës, do dorëzohet!

Menjëherë pasi qeveria e re nisi detyrën Kryeministri Edi Rama prezantoi Kodin e ri etik tek ministrat.

Rama u shpreh se çdo dhuratë që marrin anëtarët e kabinetit për shkak të detyrës do të ruhet në një magazinë të posaçme.

Ai u shpreh se para vitit 2013 kjo magazinë ka qenë bosh ndërsa shtoi se ata që ikën para këtij viti jo vetëm që nuk lanë asgjë por morën objekte të kryeministrisë deri te kompjuterat deri te lugët dhe pirunjtë.

“Sot kryeministria ka një magazinë të posaçme ku ruhen të gjitha dhuratat për shkak të detyrës pavarësisht vlerës së tyre. Deri në vitin 2013 nuk u la në këtë godinë asnjë dhuratë. Zero. Madje jo vetëm nuk kanë lënë atë që kanë marrë por kanë marrë piktura, kompjtuera, lugë, pirunj, filxhanë. Çdo gjë duhet shkruar në aneksin e kodit. Çdo gjë duhet dorëzuar në stok. Të gjitha mund të tingëllojnë si gjëra të vogla por në fakt janë norma të zbatuar në të gjitha shtetet që meritojnë të quhen të tilla,” tha Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com