Të tjera detaje janë zbardhur në emisionin Opinion lidhur me v rasjen e policit Saimir Hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama në Lezhë.
Gazetarja Klodiana Lala tha se tre policët që ndodheshin në vendin e ngjarjes kanë shk atërruar me z jarr një parcelë më k anabis, ndërsa gjatë kthimit kanë konstatuar makinën ku udhëtonte Aldi Rama dhe dy miqtë e tij Armando Marku dhe Kristian Sherri.
Lala thotë se në momentin që Saimir Hoxha i ka kërkuar dokument identifikimi Aldi Ramës, ai i është përgjigjur se “nuk jam për t’u kontrolluar” dhe ka nxjerr p istoletën dhe ka q ëlluar policin dy herë duke e lënë të v dekur në vend.
Sipas gazetares, Saimir Hoxha në momentin e ngjarjes nuk e kishte pistoletën në brez, por e kishte lënë në makinë brenda një çante.
“Tre policët kanë sh katërruar me d jegie një parcelë më kanabis me 110 rrënjë. Në momentin e këqyrjes së mjetit që drejtohej nga shefi i k rimeve Leonard Palushi janë gjetur 9 rrënjë n arkotike të marra nga efektivët për të bërë ekspertizën se çfarë l ënde n arkotike ishte ajo dhe këto bimë janë të fotografuara. Në rrugën e kthimit është konstatuar një automjet ku udhëtonin tre persona, Armando Marku, drejtues i mjetit, Kristian Sherri dhe në pjesën e pasme të automjetit ishte Aldi Rama që duhet të ishte në a rrest shtëpie.
Ka qenë i ndaluar dhe më pas është konstatuar nga policia dhe një cigare hashash të shtypur me këmbë. Në këtë moment Armando Marku dhe Kristian Sherri janë ndaluar nga Leonard Palushi dhe Petrit Doda, ndërkohë Saimir Hoxha i është drejtuar Aldi Ramës duke ti thënë jam policia ke ndonjë dokument për të bërë identifikimin, ai ka thënë se nuk jam për tu kontrolluar dhe ka nxjerr ar mën dhe e ka q ëlluar dy herë në gjoks dhe në pjesën e qafës.
Në ato moment Hoxha nuk e ka pasur p istoletën në brez pasi ishin duke u kthyer nga shërbimi dhe e kishte në një çantë të vogël dhe e kishte lënë në vendin që ishte ulur,”-tha Lala.
/Fierisot