Loading...

Kërkonte para në këmbim të legalizimeve, ja me sa vite b urg d ënohet ish-kreu i Kadastrës

Dënohet me 1 vit e gjashtë muaj bur gim për ish-kreun e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj. Lajmi u bë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për ‘BalkanWeb’. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Posaçme Kundër K orrupsionit dhe K rimit të Organizuar.

Mësohet se për Nelajn SPAK kishte kërkuar 3 vite b urg.

Po ashtu, me 1 vit e 4 muaj është d ënuar Xhekisa Toto, e cila ishte e pandehur bashkë me Nelajn. Ndërkohë për Toton SPAK kishte kërkuar 2 vite burg dhe më pas pezullimin e d ënimit. D ënimet për dy ish-zyrtarët janë me gjykim të shkurtuar.

SPAK në bashkëpunim me policinë e Beratit e ka hetuar për 9 muaj kreun e Kadastrës. Sipas institucionit të ak uzës, janë siguruar prova se shtetasi Ervin Nelaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.

(BalkanWeb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com