Drejtori i urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur ditën e sotme në emisionin ‘Shqipëria Live’ se shpesh herë ka ka marrë mesazhe kërc ënuese. Brataj tha se në një emision ishte shprehur se një avokat nuk di të shpjegojë për sëmundjen dhe vaksinën pasi nuk ka njohuri për atë fushë. Mjeku thotë se si profesionist ka për qëllim që të informojë qytetarët.
“Ka mesazhe do ha sh plu mbin ballit apo kërc ënime por nuk kam fri kë të jap mendimin tim. Në një emision televiziv kishte mjekë, avokatë e politikanë dhe shpreha mendimin tim që një avokat nuk mund të shpjegojë sëmundjen dhe vaksinën se nuk e njeh. Ky është qëllimi im si profesionist. Kush kalon sëmundjen ka imunitet, por bërja e vaksinës sugjerohet minimum 6 muaj pasi ke kaluar sëmundjen. Studimet tregojnë se ata që vaksinohen janë 10 herë më të mbrojtur se ata që kanë kaluar sëmundjen dhe nuk vaksinohen”, tha Brataj.
Loading...