Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes që ndodhi pak ditë më parë në Qafë Kashar.
Specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë bënë të mundur identifikimin dhe sh palljen në k ërkim të autorëve të dyshuar të n gjarjes, shtetasit: L. L., 23 vjeç, B. A., 27 vjeç dhe A. C., 26 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se, si pasojë e konfliktit, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej shtetasve të lartpërmendur, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. S., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Burime policore bënë me dije për Noa.al se nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga përdorimi i a rmës së z jarrit.
Çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./noa