Loading...

Ja çfarë do ndodhë pranë shkollave duke nisur që nga dita e sotme

Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, Drejtori i Rendit në Po licinë e Shtetit, Ylli Vasili ka prezantuar masat e reja, ndërsa siguron se pranë çdo shkolle do të ketë patrullim nga Policia, sidomos gjatë procesit të ndërrimit të turneve.

‘Sot është dita e parë e vitit shkollor, dhe siç do vit nga drejtoria e policisë janë marrë masat përkatëse duke filluar me përpilimin e një programi pune, ku janë foksuaur disa objektiva.

Në këto objektiva janë përcaktuar për të gjithë drejtoritë bashkëpunimi i Policisë me bordin drejtues të të gjitha institucioneve shkollore, drejtorët, oficerët e sigurisë, bordin e prindërve dhe nxënësit që frekuentojnë.

Gjithashtu në fokus të këtij programi që merret policia kemi dhe masat anticovid që po monitorohen nga pol icët.

Bashkëpunim kjo bashkë me institiucuionet drejtuese. Njëkohësisht kemi marrë parasysh gjatë fillimit të vitit të procesit mësimor, angazhimin e patrullave dhe ndihmës/specialistëve që shkojnë dhe sensibilizojnë në shkolla për drogën, zbatim të rregullave të qarkullimit, prindërit, bordin e prindërve dhe nxënësit.

Ne deri tani birësojmë jashtëzakonisht bashkëpunimin mes këtyre institucioneve, Policisë, Ministrisë së Arsimit dhe vërejmë me kënaqësi që procesi i bashkëpunimit do të vijojë sa më mirë.

Me këtë rast dua të uroj nxënësit për fillimin e vitit shkollor, prindërit, stafin drejtues, ecuri e bashkëpunim sa më të mirë dhe njëkohësisht dhe duke ju tërhequr vëmendjen, gjithçka që mund të keni për pro blematikat pavarësisht nga çdo gjë numri 112 është gatishmëri, do të keni reagim shumë të shpejtë.

Në secilin komi sariat sipas programit dhe planit të masave janë përcaktuar institucionet shkollore që ka një komi sariat i veçantë dhe në çdo shkollë, institucion arsimor do të kemi patrullim të Pol icisë, qëndrim afër për ndryshimin e turnit. Për numrin e saktë të pol icëve duhet një llogaritje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com