Loading...

Gazetari zbulon emrat surprizë të qeverisë së re

Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama pritet të publikojë emrat e ministrave për qeverinë e re, ku deri më tani të sigurt e ka vendin vetëm Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali.

Sipas gazetarit Muhamed Veliu, në qeverinë “Rama 3” mund të ketë emra surprizë, por bie në sy që shumicën e ministrive do t’i drejtojnë femrat.

Megi Fino, vajza e deputetit të ndjerë Bashkim Fino aktualisht zëvendës ministre e Punëve të Jashtme, mund të jetë një prej prurjeve të reja nga Edi Rama në skuadrën e tij qeverisëse.

Adea Meidani, vajza e ish presidentit socialist, Rexhep Meidani e shkolluar në Paris me një eksperiencë pune në Londër e specializuar për taksat ndërkombëtare, shihet si një kandidate potenciale nga Edi Rama, për t’i besuar drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë gjithnjë nëse do t’i shkojë skenarit të ndarjes të Ministrisë së Financave nga Ekonomia.

Elziston mundësia e ristrukturimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke e kaluar Integrimin si ministri më vete, ku kandidati më potencial për ta drejtuar është diplomati i karrierës, Zef Mazi aktualisht krye-negociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ora 10:00 e të enjtes do t’i japë fund edhe dilemës nëse Olta Xhaçka do të vijojë të drejtojë diplomacinë shqiptare, apo do të jetë e para grua, të cilës i besohet Ministria e Punëve të Brendshme. Një emër surprizë është edhe Anisa Ruseti, e cila mund të shfaqet në drejtimin e çështjeve sociale.

Sipas gazetarit Muhamed Veliu, emrat e përzgjedhur për ministritë e Brendshme, Drejtësisë dhe Mbrojtjes duhet të marrin fillimisht “OK” nga ambasada amerikane.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com