Një foshnje 3-javëshe ka vd ekur si pasojë e infektimit me COVID-19. Burime nga QKUK, spitali shtetëror në Prishtinë, bëjnë me dije se foshnja ka v dekur mbrëmjen e ditës së djeshme.
Vogëlushja po merrte trajtim në Klinikën e Neonatologjisë, por për shkak të infektimit me virus, ajo ka vdekur mbrëmë.
Foshnja thuhet se që në fillim kishte qenë në gjendje të rë ndë shë ndetesore, ndërsa pastaj ishte vendosur në ventilim. Ajo ishte infektuar me virus nga familjarët e saj të cilët po ashtu ishin pozitivë.
Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Hajrie Ismaili, tha se foshnja nga dita e lindjes ka pasur gjendje të rë ndë shëndetësore dhe është futur në respirator.
Sipas saj, foshnja nuk ka lindur me koronavirus, por në bazë të amnezës, rezulton se e gjithë familja ka qenë e pre kur me COVID-19.
Numri i të vd ekurve si pasojë e COVID-19 është shtuar dukshëm javëve të fundit në Kosovë.
Vetëm në katër ditët e para të shtatorit, 101 persona kanë vd ekur nga COVID-19, përfshirë këtu gra shtatzëna, dhe persona deri në moshën 40 vjeç.