Loading...

Flamur Noka: ‘Sikur edhe p istoletën të më vënë dhe të më thonë v rite PD-në, unë nuk e v ras’

Deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh i prerë në “Log.” se nuk do e vr iste partinë, duke nënkuptuar këtu përjashtimin e Berishës, edhe po t’i jepnin pis toletën në dorë. Noka u shpreh se një lider kur merr një vendim, nuk duhet ta shohë vetëm në aspektin personal por duke marrë parasysh efektin që ka te forca e tij politike.

“Në politikë nuk ka sentiment dhe nuk duhet të ketë sentiment. Dua një PD të fortë, të bashkuar dhe fituese. Basha ka 8 vite nuk na çoi dot në fitore. Si do na çojë në fitore pas kësaj përçarje që e çoi partinë. Një drejtues kur merr një vendim të rëndësishëm nuk duhet ta shohë në aspektin individual.

Duhet ta shohësh çfarë efektesh ka ky vendim te forca politike që unë drejtoj dhe çfarë pasojash ka ky vendim. Në rastin e zotit Berisha është një vendim i vështirë. Është njeriu që ka reputacionin më të madh në bazën e PD-së. E shohin sit ë vetmin njeri që mund ta çonte Partinë Demokratike në fitore. Për shkak të personalitetit të tij. Kur tip o merr një vendim dhe e di çfarë efekti ka në bazë si mundesh ti? Ky vendim bën një ndarje të forcës tënde politike.

Ne po aku zojmë Edi Ramën. Tashmë ai është një autokrat. Ti si mundesh të marrësh vendim duke përdh osur institucionet. Tregon që tip o jep shenja autokracie brenda partisë. Cili është besimi që mund të kem unë për institucionet nesër kur ti sot i shkelmon. Sikur edhe pis toletën këtu të më vënë dhe më thonë vr ite forcën tënde politike, unë nuk e vras. Jap dorëheqjen. Sepse ky do ishte dobësim dhe i çon ujë Edi Ramës. Nuk mund t’i shërbejë kurrë Edi Ramës”, tha Noka.

Noka deklaroi se për 8 vite të gjithë demokratët kanë marrë pjesë në pla gosjen e forcës së tyre politike por jo në vr asjen dhe va rrosjen e saj.

“Edhe unë kam pasur disa herë de bate me zotin Basha por kam zgjedhur të mos i bëj publike deb atet. Ka një moment kur duhet të thuash ndal. Kemi marrë pjesë në pla gosjen e forcës tonë politike por në vr asjen dhe varr osjen e saj nuk marrim pjesë” u shpreh ai.Burimi: Abcnews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com