Gjatë fjalës në Kuvend në vitin 2019 Rama deklaroi se ‘Sali Berisha nuk e kalon dot oqeanin për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.
I ftuar në emisionin “Open” kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me shpalljen Non Grata të Berishës duke thënë se për shkak të detyrës ai di shumë gjëra dhe pikërisht dinte edhe ndalimin e udhëtimeve në SHBA të Sali Berishës.
“Për shkak të detyrës, unë di edhe gjëra të tjera” tha Rama.
Ndërkohë kryeministri nuk ka preferuar të bëjë komente të tjera megjithatë ai ka theksuar se shpallja Non Grata e Berishës erdhi direkt nga SHBA dhe jo nga ndonjë lobim i mundshëm.
“S’kam asnjë koment për shpalljen e tij non-grata, çdo koment e politizon këtu brenda, ndërkohë që kjo nuk është politikë e brendshme, sikur SHBA dhe DASH të funksiononin me lobime, imagjinoni sa diktatorë me arka me flori e diamantë mund ta kishin blerë Amerikën. Ata mund të blejnë, por nuk blihen. Lobimi atje janë ca fotografi me kongresmenë, disa prej tyre nuk e kanë haberin kush është Shqipëria, ndonjë artikull këtu e atje…nëpërmjet të gjithë miliarderëve, nuk funksionon kështu sepse po të ishte ashtu do të ishin si ne, si gjithë të tjerët. Nuk ndodh, është një përrallë që ua tregon atyre që e besojnë, duke përfituar nga padija, injoranca. Nuk ndodh.” shtoi më tej Rama./noa