Pa e përmendur askund me emër, por referenca është krejt e qartë, Edi Paloka iu është përgjigjur ashp ër deklaratave të djeshme të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit tha se Partia Demokratike nuk mund të bëjë përpara me një këmbë në të shkuarën.
Nënteksti i diplomates amerikane, pas takimit në zyrën e kreut të PD, Lulzim Basha, ishte ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha, me të cilin duket në një betejë totale. Ky i fundit ka zbritur në bazën e demokratëve, ku ka gjetur mbështetje të gjerë për kauzën që po trumbeton.
Kreu i këshillit kombëtar të PD, Edi Paloka, ka replikuar me fakte, të cilat bëjnë krenar çdo demokrat për të shkuarën e forces së tyre politike:
“E shkuara” e PD eshte histori suksesi, krenarie dhe lavdie per gjithe shqiptaret…!
E shkuara e PD eshte permbysja e ko munizmit dhe hapja e rruges per demokraci!
E shkuara e PD eshte fitorja e pluralizmit ne Shqiperi.
E shkuara e PD eshte largimi i Shqiperise nga Lindja dhe rivendosja e mardhenieve me SHBA e partneret tane natyral, Perendimin!
E shkuara e PD eshte vendosja e ekonomise se tregut dhe lirise se biznesit ne Shqiperi!
E shkuara e PD jane antarsimi ne NATO , liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit te vendit kandidat ne BE.
E shkuara e PD eshte dhe celebrimi me SHBA dhe aleatet i pavarsise se Kosoves!
E shkuara e PD jane keto dhe shume te tjera per te cilat jo vetem demokratet por dhe shqiptaret duhet te ndjehen krenare!
Prandaj ne demokratet jemi dhe shpresa e shqiptareve per te ardhmen sepse kemi pas nje histori te lavdishme nderkohe qe kundershtaret tane, ata qe qeverisin sot, kane nje te shkuar te zeze dhe nje te tashme po aq te zeze per shqiptaret!
Ne shohim nga e ardhmja, jo duke harruar e shkelmuar te shkuaren, por duke bere te kunderten; duke e ngritur kete te ardhme mbi vlerat me te mira te se shkuares e duke shkelmuar te keqen e asaj te shkuare!