Lefter Koka befason, disa ditë para nisjes së legjislaturës së re, të dekretuar sot nga Presidenti Ilir Meta për më 10 shtator. Deputeti i Partisë Socialiste, që braktisi LSI gjatë kuvendit të kaluar, ka zyrtarizuar dorëheqjen. Pra, nuk do të jetë deputet i parlamentin e ri. Dorëheqja e radhës kjo, pas asaj të Mark Markut nga PD. Ja çfarë shkruan Koka në tekstin shopjegues të kësaj vendimmarrjeje:
“2 dekada më parë me përgjegjësi të lartë publike, mora përsipër të garoja për të qenë zëri qytetarëve durrsakë. Në këtë rrugëtim plot sfida, suksese e padiskutim dhe dështime, pata fatin të dëshmoj fuqinë e besimit, si dhe dinjitetin e njerëzve që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë.
Në morinë e sf idave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël. Sot është dita që rrugëtimin tim politik ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me radhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre!
Me këtë vendim timin është njohur institucionalisht si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë. Së fundi, mirënjohje të madhe për mundësinë, besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm që më është dhënë t’i shërbej me përkushtim qytetit, vendit dhe njerëzve që dua!
Shqipëria është padyshim sot një vend më i mirë se dje, është vendi plot dritë shprese, që na përket të gjithëve”.