Loading...

‘Do të jetë shumë e afërt dita kur partia demokratike të fitojë…’

Deputeti demokrat Sali Berisha tha sot pas seancës së parë të Kyvendit të ri se ai është dhe do të jetë anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Berisha tha ndërsa doli nga Kuvendi se vendimi që shpalli Basha është nul dhe nuk ka asnjë vlerë ligjore.

Berisha foli për kulisa mes Bashës dhe Ramës dhe paralajmëroi se do të nisë aksion politik për ta çliruar siç tha ai opozitën nga kapja që i është bërë nga mazhoranca.

“Do të jetë shumë e afërt dita kur partia demokratike të fitojë legjitimitetin për të shp orrur një klimë su nduese të bazuar në kr imin, dr ogën dhe pa zaret e fël liqura që e shndërrojnë Partinë Demokratike në një fasadë opozitë”, tha z.Berisha. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com