Deputeti Dashamir Shehi komenton zhvillimet në Partinë Demokratike, duke theksuar sipas tij problemet formale që Lulzim Basha i shkaktoi vetes duke e sjellë në këtë situatë përp asjeje me ish-kryetarin Sali Berisha.
Shehi tha se opozitarët e Bashës patën një vrull për të larguar ish-kryeministrin pasi hu mbi zgjedhjet, teksa kujton edhe batutën që bëri me ta në ato momente.
Në emisionin “Opinion”, kreu i LZHK, Shehi tha se Basha e ka shndërruar PD-në si Parti Kineze, pasi në Këshillin Kombëtar ka mbi 500 veta e në Kryesi plot 40 veta.
“Rregulli formal duhet të ishte që kur h umb zgjedhjet ikën. Kjo mund t’i ndodhë edhe Ramës, siç i ndodhi edhe Fatos Nanos. Nga kjo burojnë një sërë gjërash. Edhe Basha nuk i ka ndjekur këto. Gjithë opozitarët e Bashës patën një vrull, ta largojmë dhe unë u thashë një batutë “edhe xhenazja do 40 ditë”. Basha duhet të shtynte kongresin, të bënte një Kongres rithemelues. Të hapte lojën për të gjitha palët. Këta bënë atë që kanë bërë dhe më parë. Zgjodhën disa organe formale. Një Këshill Kombëtar me 500 veta është tallje, një kryesi me 40 veta është tallje. Çfarë është kjo, Partia e Kinës? Kjo është ana formale e situatës. Se realiteti politik është krejt ndryshe”, u shpreh Shehi.