Loading...

Berisha: ‘Opozita ndodhet në ditët e veta më kritike ekzistenciale’

Opozita që ka krijuar Lulzim Basha për Sali Berishën, nëse do e drejtonte ai, nuk do e kishte lejuar kurrë të shkonte në këtë nivel. Berisha tha se opozita ndodhet në ditët e veta më kritike ekzistenciale dhe nëse nuk gjen forma dhe aktivitete që do e sjellin atë fuqishëm në parlament përballë Edi Ramës dhe nuk bind ndërkombëtarët për mas akrën zgjedhore, atëherë sipas Berishës, në zgjedhjet e ardhshme Rama do të dyfishojë këtë ma sakër.
Berisha tha se PD ka përgjegjësitë e veta në hum bje, por në vend të merrej me provat për masakrën zgjedhore, por merrej me veten e vet. Duke i renditur Bashës humbjet e njëpasnjëshme si kurrë në historinë e pluralizmit shqiptar dhe humbjet e 60 mijë votave krahasuar me kohën kur partia drejtohej nga Berisha, ish lideri historik i PD tha se opozita duhet të luftojë fortë që të arrijë të fitojë zgjedhjet.

“Mendoj se opozita është në ditët më kritike të ekzistencës së saj që nga themelimi.PD kishte përgjegjësitë e veta për rezultatin por ajo që për mua ishte shumë bizare ishte të gjitha palët që ishin aty edhe kryetari dhe kundërshtarët ranë dakord që të nisnin fushën e zgjedhjeve brenda partisë. Unë kam patur një formë tjetër, u vendos një tjetër por opozita është në ditën më kritike, sepse opozita fillon jetën këtë vit parlamentar me humbjet e treta në zgjedhjet dhe është hera e parë në historinë e pluralizmit.

Fillon jetën parlamentare me 60 mijë vota më pak se 2013. Nëse opozita nuk gjen forma aktivitetesh, Rama në zgjedhjet e ardhshme do të dyfishojë masa krën zgjedhore dhe bat ërdinë zgjedhore. Opozita në atë që mendoja duhet me çdo kusht që të penalizonte shumë më tepër Rama për atë që e quan mas akrën zgjedhore dhe duhet të gjente mënyra ta faktonte në sytë e ndërkombëtarëve, por ajo u morr me veten. Opozita ka pasur përgjigjtë e vat në rezultatin e zgjedhjeve, por ajo u morr me vetën dhe nuk arriti të bindë ndërkombëtarët”, tha Berisha

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com