Ka pasur mjaft reagime gjatë këtyre orëve pas përjashtimit të Berishës nga Basha. Dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka reaguar lidhur me përjashtimin e vjehrrit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Malltezi del haptaz në krah të vjehrrit të tij, ish kryeministrit Sali Berisha të cilin e deklaron tashmë si legjendë.
Ai thotë se forca më e madhe e Sali Berishës që po e shtyn të luftojë për drejtësi kundër kryediplomatit të botës dhe kundër Soros lidhet me faktin që është një njeri i pashantazhueshëm.
Postim i Plotë nga Jamarbër Malltezi
Berisha ka qene hero i democracise, tash po e sht yjne te behet legjende. Se pa asnje pushtet mbi bote po sfidon kryediplomatin e botes ne gj yq dhe po deklarohet burrerisht kundra Soros qe ka fut ne xhep gjithe politikanj, media, ojq e dreqtesi. Forcen me te madhe ka qe eshte vetvetja, burri me i ndershem ne kete vend dhe per pasoje i pashantazhueshem.