Tashmë ko nflikti është i hapur. Sali Berisha, ka treguar aksionin e tij ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, që vendosi ta përjashtonte atë nga grupi parlamentar, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH për shp alljen ‘non grata’.
Berisha tha se Basha ka shke lmuar çdo rregull e kushtetutë të PD.
“Aksioni im, është rivendosja, konsulta, de bati me anëtarët e PD, aktivistët e PD, drejtues të PD, për çfarë? Së pari për mënyrën se si Luzlim Basha vendosi për të shke lmuar rregull statutor. Së dyti, Lulzim Basha me këtë veprim me një akt pab esie dhe synonte pa asnjë diskutim, t’i hapë rrugën marrëveshjes me Edi Ramën. Përfitimet e nëndheshme, mund të bëni ndonjë investigim dhe dalin.
Rëndësi për mua ka që shkelmimi që kryetari i PD bëri për statutin, li gjin dhe kushtetutën e PD, duke shke lmuar çdo anëtar dhe aktivist të saj. Unë do të bëj çdo gjë që anëtarët e PD të thonë fjalën e tyre dhe të jeni të sigurt që do e realizoj këtë gjë. Do zhvilloj takime demokratike të hapura në të gjithë Shqipërinë dhe deri në shprehje me referendum për këtë gjë”, tha Berisha.
Një ditë pas seancës Basha bën lëvizjen e radhës në PD
Lulzim Basha do të mbledhë nesër Kolegjin e Kryetarëve, menjëherës pas seancës së sotme parlamentare.
Basha ka thirrur në një takim të shtunën në orën 11:00 kryetarët e degëve të PD-së.
Ky është vendimi i radhës, menjëherë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.
Berisha e kundërshtoi këtë vendim duke u shprehur se po asgjësohet sovraniteti i Partisë Demokratike.
Basha e konsideroi vendimin si më të vështirin në jetën e tij, por u shpreh se ishte i detyruar ta merrte.