Një ditë pas letrës së publikuar në media, ku Elton Metaj ak uzonte babanë e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçares Sabrina Bengaj, për v rasjen e kësaj të fundit, reagon i revoltuar i ati i të ndjerës.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Amheti, në News24, Partizan Bengaj e quajti Elton Metajn dhe gjithë familjen e tij si mashtrues dhe plehra. Sipas tij, gjithçka që Metaj ka shkruar në letër është gënjeshtër, duke shtuar se as ai dhe as askush nuk mund ta njollosë vajzën e tij, raporton “BalkanWeb”.
“Ka mundësi t’i thuash atij lloj f ëlliqësire se nuk e nj ollos dot vajzën time. Këta lloj f ëlliqësirash nuk mund ta njollosin vajzën time. Të gjitha që thonë, si ai, edhe prindërit e tij, janë gënjeshtra. Ai p lehra e mbante mbiemrin tonë se iku në Greqi. Gjithçka që ka shkruar në letër është ma shtrim. Absolutisht s’e kam kërcënuar kurrë atë. Por, më mashtrues se Eltoni, është avokati i tij. Do ta denoncojmë se shpalli një letër të tillë, avokat pa pikë d injiteti. Sabrina nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie. Për këtë mbaj përgjegjësi penale dhe shkoj unë në burg, po këta janë p lehra. Këta lloj p lehrash nuk e nj ollosin dot fëmijën tim”, tha babai i Sabrinës.
Ndërhyn gazetarja: Ai thotë se “Unë kam shkrepur ar mën, por Sabrinën e ka vrarë i ati”.
Babai i 23-vjeçares: Nuk e fëlliqin dot time bije këta lloj p lehrash moj, le të flasin. Ata janë mashtrues si familje. Është t urp që unë të flas, dihet publikisht që sa hyri në banesë, shkrepi ar mën direkt, teksa vajza ishte duke ngrënë bukë. Nuk mund të ma zërë goja atë lloj p lehre.
(BalkanWeb)