Loading...

B lindohet zona për v rasjen e oficerit, Kërkime dhe me helikopter për kapjen e autorit

E gjithë Policia e Shtetit është më këmbë për kapjen e a utorit të v rasjes së oficerit të k rimeve Saimir Hoxha në Lezhë. Përveç se nga toka, policia po kryen kontrolle dhe nga ajri.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se në vend ka shkuar dhe një helikopter që po monitoron nga ajri zonën, në kërkim të autorit të dyshuar, tashmë të identifikuar si 21-vjeçari Aldi Rama.

Zona ku ndodhi ngjarja ka karakteristika të veçanta duke qenë rezervat natyror pasi ka përmbajtje të madhe shkurresh e pemësht që vështirësojnë kërkimet. Në vend ndodhen forca të shumta policie, si dhe nga FNSH e RENEA.

Oficeri Saimir Hoxha u qëlluar rreth orës 10:30 me ar më teksa ishte në krye të detyrës.

(Balkanweb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com