Lajm i keq jo vetëm për vlonjatët. I babëzituri deklaron në Vlorë se nuk ka dalë në pension, sepse ka shumë gjëra që nuk i ka plotësuar akoma. Kjo deklaratë “burrërore” duhet të merret shumë seriozisht, jo si ajo që Becchetti nuk do të marrë asnjë qindarkë. Becchetti në fakt po merr kokërr më kokërr 130 milionë euro nga shqiptarët për shkak të qeverisjes a rrogante, të babezitur dhe të kapur të Ahmetaj & CO.
Përse ballafaqimi publik jo me individët, por me përfaqësuesit më tipikë të keqqeverisjes së vendit është një detyrim ndaj Vlorës dhe shqiptarëve dhe përse mosnxjerrja në pension i disa të babëziturve që fshihen pas PS si Ahmetaj & CO është varfëronjëse dhe e rrezikshme jo vetëm për Vlorën:
1. Te babëziturit nuk dalin vetë në pension, sepse punojnë çdo sekondë për të vjedhur sa më shumë.
2. Babëzia nuk ka kufij se sa duhet të fitojnë dhe këta e kanë vetë-deklaruar se do t’i i nxjerrin paratë edhe nga dheu.
3. Të babëziturit konsiderojnë punë vetëm punë/post qeveritar që ju krijon mundësi të vjedhin si të pangopur.
4. Të babëziturit, sidomos kur marrin pushtet politik, bëjnë biznes oligarkik, siç janë edhe projektet e pritshme në Vlorë, ndërsa oligarkët bëjnë politikë duke mbështetur të babëziturit e korruptuar dhe të kapur, siç theksohet e zeza mbi të bardhë në të gjitha raportet ndërkombëtare për qeverite R1&R2.
5. Hajdutët kanë një fund të sigurt: thjesht tani që janë gjithnjë e më shumë të frikësuar nga reforma ligjore, që synohet të fillojë me mbarimin e kulturës së mosndëshkimit, stërmundohen si ta fshehin panikun duke mos e shfaqur atë në publik.
6. Të babëziturit janë edhe individë pa individualitet, sepse i shpërfytëron servilizmi dhe pangopësia. Ata recitojnë germë për germë çdo mesazh të udhëheqësit suprem, siç po ndodh me refrenin e “mandatit të katërt”.
7. I babëzituri u detyrua dhe pranoi të shkonte në Vlorë me përkushtim vetë-mohues për t’i shërbyer oligarkisë, jo Vlorës apo Shqipërisë.
Ballafaqimi me të keqen, ndalimi i përhapjes së babëzisë nga kapja e shtetit dhe nxjerrja në pension edhe me vendim gjykate i të babëziturve, sa më shpejt të jetë e mundur, duhet të jetë misioni dhe detyra ligjore për SPAK dhe thelbi i motivimit të rizgjimit popullor e paqësor kundër tyre.
/NOA