Arabi merr me qira vilën ku u vra 20-vjeçarja nga piloti grek, por duket se është penduar.
Vetë grekërit nuk e merrnin me qira vilën nga ajo që mësuan se çfarë ndodhi aty. Sidoqoftë, v rasësi një muaj më parë dha urdhër që gjërat që ishin brenda në shtëpi të hiqeshin.
I riu arab mori me qira shtëpinë në fjalë, por ai nuk e dinte historinë tra gjike të vrasjes së Caroline dhe v arjen e qenit në katin përdhes të shtëpisë.
Por, çfarë po ndodh me arabin në Glyka Nera? Sipas mediave të huaja, qiramarrësi sapo u informua për ngjarjen tragjike të 11 majit 2021 dhe zbuloi se tani e ka të vështirë të fle natën dhe se sa më shumë që kërkon detaje për atë që ka ndodhur, aq më shumë mendon se ai duhet të largohet përfundimisht nga shtëpia.
Detajet e v rasjes që tronditi të gjithë Greqinë dhe jo vetëm, nuk ka të ndalur dhe zhvillime të reja dalin në dritë çdo ditë. Brenda një jave, materialet e kamerës do të dalin në dritë. Por, ka fakte të tjera të forta që mund të “fundosin” vr asësin e nënës fat keqe 20-vjeçare./noa