Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në dy javët e fundit ish-kryeprokurori Adriatik Llalla udhëtoi drejt vendeve të BE.
Sot është dita e dytë e k ërkimeve për Llallën pasi Apeli i Posaçëm e shpalli fajtor dhe e dënoi me 2 vite b urg dhe 5 vite heqje të drejtë për të kryer funksione shtetërore.
Tashmë Llalla është në kërkim kombëtar dhe pipas ligjit, Policia i ka shpërndarë të gjitha drejtorive të qarqeve urdhërin për të kërkuar Adriatik Llallën. Policia ka afat 3 muaj për kërkime brenda vendit, por afati mund të mos përmbushet dhe më pas Policia me skadimin e tij vihet në lëvizje për ta shpallur me organet kompetente në kërkim ndërkombëtar.
Ndërkohë ditën e djeshme Policia mësyu në banesën e ish-kryeprokurorit në Tiranë por nuk e gjetën ndërsa familjarët refuzojnë të japin vendndodhjen.
(BalkanWeb)