Një a ksident u shënua mëngjesin e kësaj të marte në rrugën nacionale Burrel – Skuraj. Një automjet me të cilin udhëtonin 3 vajza u përmbys në rrugë në vendin e quajtur “Ish-pularia”.
Mjeti i cili po udhëtonte drejt Tiranës është perplasur me anën e sipërme të rrugës, ndërsa fatmirësisht nuk ka v iktima. Tre vajzat kanë marrë lëndime jo të rënda dhe u dërguan në spitalin e Burrelit për mjekim.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet që a ksidenti të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga përgjumja e drejtueses së mjetit.
(Balkanweb)